Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci ka njoftuar se studentëve elitar të programeve Baçelor dhe Master të Universiteteve publike, do tu ndahen bursa nga 100 euro.
Nagavci përmes një njoftimi tha se aplikimi do të bëhet në mënyrë elektronike.
“1 milion euro do të ndahen për studentët tanë elitarë të Universiteteve publike, në programet Baçelor dhe Master për vitin akademik 2022-2023. Konkursi është i hapur deri më 02.11.2022, ndërsa aplikimi mund të bëhet në mënyrë elektronike”, ka shkruar Nagavci.
“Përkrahja për studentët tanë do të vazhdojë, ashtu si edhe angazhimi i pandalur për përmirësimin e performancës dhe rezultateve në arsim. Suksese aplikuesve”, përfundoi Nagavci./arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...