Kryeministri Albin Kurti është pyetur për aksidentin që ka shkaktuar ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari, ku viktimë e aksidentit ishte një fëmijë, i cili ka thënë se i beson versionit të ministres dhe se policia po merret me rastin.
“Me keqardhjen time të thellë me atë çfarë ka ndodhur me aksidentin në të cilin është lënduar një fëmijë, unë nuk kam të tjera informacione përveç sqarimeve që i ka dhënë ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari dhe më duhet të them se i besoj. Ka qenë bashkë në veturë me motrën e saj me aftësi të kufizuara dhe me ç’ka kam kuptuar nuk ka shenja në asfalt të frenimit që do të thotë se nuk ka pasur shpejtësi me tepër seç duhet. Policia e ka rastin, kamerat e marketit janë aty, besoj që gjithçka do të sqarohet shumë shpejtë”, tha Kurti,/arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...