Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur për situatën epidemiologjike në vend.
Ai ka bërë të ditur se Gjermania do t’i njeh testet PCR te laboratorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Institutit prestigjioz “Robert Koch” nga Gjermania, i cili po analizon nevojat tona dhe reagimin tonë ndaj Covid-19, dhe po punojnë bashkë me ekipet tona që përgjigja e mëtejme ndaj pandemisë të jetë sa më e suksesshme dhe duke u bazuar edhe në përvojën e mirë gjermane”.
“Lajmi i mirë është se Instituti “Robert Koch” ka futur në listën e vet Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të IKSHPK-së për njohjen e testeve PCR të Institutit tonë. Pra, siç e shihni, kemi pasur mjaft aktivitete dhe rezultate të mira gjatë kësaj kohe, ndërsa nga kjo konferencë ju bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë më përgjegjësinë më të lartë masat mbrojtëse duke bartur maskën, ruajtur distancën dhe higjienën, sepse vetëm kështu mund t’ia dalim së bashku”. “Punë e përbashkët po tregohet e suksesshme dhe ne duam ta vazhdojmë këtë komunikim dhe bashkëpunim”, ka thënë ai./arbresh.info/
?#LIVE: Ministri Armend Zemaj flet për situatën epidemiologjike dhe tregon raporti ditor të Covid-19
?#LIVE: Ministri Armend Zemaj flet për situatën epidemiologjike dhe tregon raporti ditor të Covid-19
Posted by Arbresh.info on Saturday, September 26, 2020
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...