Një person ka mbetur i lënduar në një aksident që ka ndodhur në Hade të Obiliqit.
Në këtë aksident që ka ndodhur në orën 14:30 janë përfshirë dy vetura njofton Policia e Kosovës.
“Rreth orës 14:30, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Hade, të komunës së Obiliqit. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Agron Borovci për arbresh.info.
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat