Gjykata e Lezhës ka dënuar me 21 vite e 4 muaj burg, 42-vjeçarin Mikel (Gjovalin) Alinë, ndaj të cilit u ngrit akuza e vrasjes, pasi me 2 tetor të vitit 2019-të i doli në pritë shokut të tij të fëmijërisë, Eri Zefi për ta ekzekutuar.
42-vjeçari u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Prokuroria e Lezhës kishte kërkuar dënimin me 30 vite burg të 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia, por ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ku iu ul një e tretat e dënimit.
Mikel (Gjovalin) Alia është personi i vetëm i marrë i pandehur për vrasjen e Eri Zefit, në Zall Xhuxhë të Mirditës dhe ai u zbulua përmes mesazheve, tabulateve telefonike e pamjeve filmike.
34-vjeçari Eri Zefi u gjet i pajetë pak metra larg Rrugës së Kombit nga banorët e zonës tetorin e vitit 2019. Alia u arrestua disa javë më vonë, ndërsa tani Gjykata “është e bindur” se ai është autori i krimit./TCH/
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...