Vetaksident me dy të lënduar në Prekallë të Istogut

15:05 | 28 Mars 2023
Emir Abduramani

Sot rreth orës 13:00 një vetaksident i një veture me dy persona brenda ka ndodhur në fshatin Prekallë të Istogut, ku si pasojë dy persona janë lënduar.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 13:45 minuta policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Prekallë – komuna e Istogut. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar me emergjencë në spitalin rajonal të Pejës. Megjithatë, lëndimet nuk janë shumë serioze. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite kompetente për ta hetuar rastin”.