Cikloni i fuqishëm që po kalon përgjatë Adriatikut, solli mbi rajonin tonë masa më të lagështa ajrore, me vranësira goxha stacionare, apo pak të lëvizshme, që shtriheshin nga pjesë veriore të Shqipërisë dhe nga vendi ynë siç edhe vërehet në pamjet satelitore, ku reshjet më të mëdha u shkarkuan në komunat e Gjakovës, Rahovecit por edhe pjesë të Malishevës. Në këto komuna edhe u shkaktuan vërshime mëngjesin e sotëm.
Reshje të mëdha pati edhe në Prishtinë nga dita e djeshme dhe përgjatë natës.
Vetëm në këto dy ditë, deri në mesditën e sotme janë akumuluar, në stacionin personal, 40mm të reshura.
Kjo sasi së bashku me reshjet në dhjetë ditët e para rrit sasinë mujore në 90mm të reshura.
Është ky gati dyfishi i reshjeve për Prishtinë, që zakonisht ka vlerat mesatare përreth 50mm në muajin shtator.
Siç njofton Prishtina Weather, reshje shiu pritet të ketë edhe më vonë në mbrëmje dhe përgjatë natës, me depërtimin e sistemit frontal që na sjell mot më të ftohtë ditën e diel.
Reshjet pushojnë deri mëngjesin e nesërm, e gjatë ditës më pas vranësirat shpërndahen.
Temperaturat maksimale ditën e diel luhaten ndërmjet 15C e 17C.
Përgjatë natës edhe era ndryshon drejtimin në verilindje dhe do të fryjë mesatare dhe e fuqishme 5-15m/s, me hove edhe deri në 17 e 18m/s, afër 70km/h./arbresh.info/
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...