Vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj, Leonard Ademaj, ka bërë një postim në Facebook, ku në emër të familjes ka falënderuar të gjithë njerëzit për reagimet dhe ngushëllimet për vdekjen e motrës së tij.
Mes tjerash, Ademaj ka kërkuar drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime.
Njëkohësisht, ka kërkuar nga institucionet që të përshpejtojnë procedurën e lirimit për rivarrosjen e motrës së tij.
Postimi i plotë:
Përshëndetje,
unë jam Leonard Ademaj, jam vëllau i Liridona Ademaj e cila është vrarë në mënyrë mizore.
Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë.
Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.
Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi.
Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet.
Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj.
Me respekt,
Familja Ademaj
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...