Ferkiz Zymeri i cili është menaxher i një dyqani për shitjen e këpucëve thotë se edhe pse që nga hapja e lokalit i kanë marrë të gjitha masat e rekomanduara, kanë probleme me punën.
Për arbresh.info ai tha se pas kthimit nga izolimi puna ka rënë dukshëm.
“Masat janë dezinfektim i lokalit, pastrim gjeneral, distanca, vendosja e maskave, dorezave dhe lejohen eventualisht 2 deri në 3 klientë në lokal. Këto janë disa nga masat. Jemi duke i praktikuar në lokal edhe pse nuk ka shumë frekuentim.”
Zymeri thotë se në asnjë rrethanë nuk mund të ketë ulje të papunësisë.
“Ngritje të punës nuk ka assesi, por ramje shumë të madhe, jashtëzakonisht shumë. Ka prej mëngjesit që nuk ka hy asnjë klient në lokal, sot është dita e dytë e hapjes por edhe dita e parë ka qenë e njejtë. Mendoj se nëse vazhdon kështu shkon edhe deri te mbyllja e lokalit.”
Masat, thotë se po i respektojnë edhe Xhemil Ibrahimi, i cili është menaxher i një dyqani për shitjen e tekstilit.
‘’Gjithmonë me urdhrat e shëndetësisë ne i kemi marrë masat kur e kemi hap dyqanin. Gjithmonë e kemi kujdesin që e kontrollojmë klientin se a janë të pajisur me doreza apo maska”, tha ai.
Edhe Viktor Makolli menaxher i një dyqani për shitje të tekstilit thotë se puna ka shënuar rënie dhe se ka pak interesim nga klientët.
“Ne e kemi hap lokalin me 4 maj sipas vendimit të qeverisë, masat i kemi marrë ashtu siç e ka parapa qeveria, maksimum deri në 10 persona munden me hy në lokal. Nuk ka ngritje të madhe të punës është konstante, ditën e parë ka pasë më shumë klient.”/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/225385422093912/




Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...