Gjykata e Apelit e Kosovës, ka njoftuar edhe njëherë se rasti ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes të akuzuar për terrorizëm është kthyer në rivendosje.
“Gjykata e Apelit i ka përcjellë me interes raportimet e mediave, pas publikimit të komunikatës së djeshme lidhur më ndërprerjen e masës së paraburgimit për të akuzuarit Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi dhe Egzon Haliti. Për shkak të interesit të madh të mjeteve të informimit dhe për të mos u krijuar konfuzione të pa nevojshme, Gjykata e Apelit njofton, se ky rast është kthyer në rivendosje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Gjykata ka treguar se është duke e përpiluar vendimin më shkrim, në të cilin do të jepen edhe arsyet./Arbresh.info
Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...