Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se është duke u punuar për të përmirësuar infrastrukturën e fshatrave të komunës së Prishtinës.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se ky investim po bëhet që banorët e këtyre fshatrave të kenë qasje më të lehtë në shkollë dhe shtëpi të shëndetit, ku do të ndikoj edhe në zhvillimin ekonomik.
“Me përkushtim të madh po punojmë që të përmirësojmë infrastrukturën rrugore në fshatrat tona. Duke investuar në asfaltimin e rrugëve në fshatra ne po e bëjmë të mundur që banorët të kenë qasje më të lehtë në shkollë, shtëpi të shëndetit dhe patjetër ndikon në zhvillim ekonomik. Ftoj të gjithë qytetarët që të vizitojnë fshatrat tona, sepse do të mahniteni me bukuritë mbresëlënëse të tyre. E mbi të gjitha do të mbushni mushkëritë me ajër të pastër dhe do të gjeni rehati shpirtërore”, shkroi Rama./Arbresh.info
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur
Kjo është deklarata e Pavarësisë së Kosovës e shpallur para ...
Kurti: Sot festojmë, por edhe nderojmë rezistencën paqësore ...