Edhe sot, janë krijuar kolona të gjata në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë.
Mërgimtarët në pikë kalimin kufitarë te Dheu i Bardhë janë duke pritur deri në dy orë, përcjell Arbresh.info.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në këtë pikë kufitare, kolona është e gjatë 600 metra, ndërsa për të dal nga Kosova, pritjet zgjasin 15 minuta dhe kolona është e gjatë 150 metra.
Pritje ka edhe në pikën kufitare në Merdarë. Mërgimtarët janë duke pritur 30 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa për të dalë ata po presin deri në 60 minuta.
Po ashtu është në Muçibabë mërgimtarët janë duke pritur deri në 30 minuta për të hyrë në Kosovë.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet maksimale për të hyrë në Kosovë janë 5 minuta, aq sa janë edhe pritjet për të dalë nga Kosova.
Për të parë gjendjen aktuale në pikat kufitare, kliko KËTU. /Arbresh.info/

Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A