Deputeti nga radhët e PDK-së, Gazmend Bytyqi në një konferencë për medie tha se si PDK presin secilin mocion që do të vije në Kuvend.
Ai po ashtu u shpreh se do të votojnë pro rrëzimit të qeverisë po sa mocioni të vije në Kuvend.
“PDK ka qëndrim të qartë rreth rrëzimit të qeverisë, ne presim cilin do mocion që do të vije në Kuvend. Ne do ta votojmë, ashtu siç e kemi votuar mocionin për Qeverinë Kurti dhe të njëjtin veprim do ta bëjmë. Nuk do të jemi pjesë e ngritjes së mocioneve”, tha Bytyqi.
Përveç deputetëve, ata presin që nënshkrimi për rrëzimin e Qeverisë të jepet edhe nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Kështu u shpreh deputeti tjetër i PDK-së, Sejdi Hoxha.
“Ne po i presim nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë në Kuvend, dhe presim që ato nënshkrime t’i jep edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe një pjesë e deputetëve që janë të pakënaqur me këtë qeverisje”, tha Hoxha./arbresh.info/
Mungon Vini, kjo është 11-shja e Real Madridit ndaj Valencia...
Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Gjakovë, lëndohen d...
Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luft...
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...