Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës edhe sot paraqiten vranësira, riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Nuk përjashtohen mundësitë që në territore të vogla rigat e shiut të shoqërohen me breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Kushtet agrometeorologjike paraqiten relativisht të mira përjashtuar fushatën e korrje shirjes, sepse këto reshje e kanë ndalur ketë proces i cili mund të vazhdoj sërish nga mesi i javës ku parashihen rreze dielli.
Sasitë e reshjeve të regjistruara në rrjetin e IHMK më të larta ishin në lindje dhe verilindje të territorit, ku sasia totale e reshjeve arriti rreth 50 litër për metër katrorë. Qendra e Kosovës shënoj 20-25 litër për metër katrorë. Verilindja 40-45 litër për metër katrorë, ndërsa në perëndim të vendit sasia totale e reshjeve u regjistrua nga 15-20 litër për metër katrorë.
Në disa zona të komunës së Skenderajt kishte edhe breshër, ku janë shënuar dëme në kulturën e grurit, misrit dhe në perimekulturë.
Në fundjavë parashihen rritje të temperaturave maksimale./arbresh.info/
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...
Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se ve...
Arrestohet 26-vjeçari i dënuar me 3 vite burg
Misteri i orëve të fundit të Epstein, dokument i ri ngre pik...
Horoskopi i datës 9 shkurt