Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, ka arritur në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur, Ambasada amerikane përmes një njoftimi në Twitter.
“Ambasadori Kosnett mirëpriti këtë mëngjes në ambasadë, zëvendësndihmës sekretarin Matthew Palmer për një vizitë tre ditore në Kosovë, ku do të diskutoj me zyrtarë e institucioneve të Kosovës, për sfidat, mundësitë dhe dhe çështjet tjera me të cilat ballafaqohet Kosova”, ka njoftuar Ambasada.

Palmer së bashku me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë, ku do të flasin lidhur me rifillimin e dialogut mes dy vendeve.
/arbresh.info/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova