Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar pasi në një pikë të derivateve janë furnizuar me derivate dhe kanë kryer pagesën në vlerë prej 50 euro, të gjitha me monedha nga 10 euro, ku katër prej tyre kanë rezultuar të falsifikuara.
Lidhur me rastin, dy të dyshuarit janë ndaluar dhe arrestuar në pikën kufitare me Shqipëri, në Vërmicë-Prizren, transmeton Arbresh.info.
Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve po ashtu janë hasur edhe 780 euro tjera, të gjitha kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara.
“Të dyshuarit e lartcekur janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe pas konsultës me prokurorin e rastit njëri nga të dyshuarit i cili ka kryer veprën Falsifikim i parasë është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari tjetër me urdhër verbal nga prokurori është liruar ne procedurë te rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...