Ka përfunduar takimi mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Osmani në një konferencë të përbashkët për media me Costan, ka shprehur gatishmërinë e vendit tonë për të ecur përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian, shkruan Arbresh.info.
“Kosova është gati të ec përpara në integrimin evropian. Institucionet po fuqizohen gjithnjë e më shumë. Qytetarët tanë pa asnjë dyshim janë më pro evropian. Dhe nëse integrimi evropian është një rrugë që kërkon besim, përkushtim dhe durim atëherë është koha që kjo të reflektohet edhe përtej fjalëve, dhe me hapa konkret sa i përket integrimit të shtetit tonë në BE. Presim që Kosovës ti hapet përfundimisht rruga drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Osmani.
Tutje, Osmani theksoi se për të ndodhur kjo, shtetet anëtarë të BE-së duhet t’i heqin masat e vendosura ndaj Kosovës, të cilat sipas saj janë të padrejta dhe po i dëmtojnë qytetarët./Arbresh.info
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...