Në muajt e fundit, sistemi farmaceutik në Kosovë është përballur me një krizë të heshtur, por mjaft shqetësuese, e që është mungesa e barnave esenciale në treg.
Pas vendimit për lirimin e çmimeve të barnave, një numër produktesh të rëndësishme për trajtime të përditshme mjekësore nuk po gjenden thuajse në asnjë barnatore.
Kjo situatë ka shkaktuar vështirësi të mëdha për pacientët që varen nga medikamente të tilla siç janë: Momecon losion, Apimag, Comcyst, Cyclo Progynova dhe Microgynon, por jo vetëm.
Në njërën nga barnatoret e kryeqytetit, në mënyrë anonime i thanë Arbresh.info se njëra ndër arsyet e mungesës së disa barnave, është lirimi i tyre nga Ministria e Shëndetësisë.
“Që kur janë liruar çmimet, shumë kompani kanë ndalur furnizimin, sepse nuk u leverdis më të sjellin barnat në tregun tonë, shkak i përfitimeve të ulëta”, tha farmacisti duke dashur të mbetet anonim.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për të kuptuar nëse është në dijeni për këtë problem dhe se çfarë masa do ndërmarr që qytetarët të mos mbesin pa barna, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Qytetarët në hall: Krejt farmacitë duhet t’i vizitosh edhe a i gjen barnat që i kërkon a jo
Në njërën nga barnatoret e kryeqytetit, në mënyrë anonime i thanë Arbresh.info se njëra ndër arsyet e mungesës së disa barnave, është lirimi i tyre nga Ministria e Shëndetësisë.
“Që kur janë liruar çmimet, shumë kompani kanë ndalur furnizimin, sepse nuk u leverdis më të sjellin barnat në tregun tonë, shkak i përfitimeve të ulëta”, tha farmacisti anonim.
Përveç farmacistëve, shqetësime të shumta kishte edhe nga qytetarët.
“Kam kërkuar në të paktën nëntë barnatore për Comcyst pulvae, por askund nuk e gjeta. Në fund u detyrova ta zëvendësoj me një tjetër produkt “, tha S.H, në mënyrë anonime.
Edhe, qytetarja tjetër R.L u shpreh se produktin Cyclo Progynova ka pasur problem që të siguroj.
“Për Cyclo Progynova kam hyrë në shtatë barnatore njëra pas tjetrës. Në të fundit, më thanë se e kishin nga fundi”, tha qytetarja tjetër.
Oda e Farmacistëve të Kosovës: Vendimi për unifikimin e çmimeve të barnave është i gabuar, i pa matur dhe nuk është në përputhje me ligjin.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Astrit Haxhijaha, për Arbresh.info tha se vendimi për unifikimin e çmimeve të barnave është i gabuar, i pa matur dhe nuk është në përputhje me ligjin.
“Është vendimi i gabuar, i ngutshëm dhe i pa matur nga Ministri i Shëndetësisë. Produktet farmaceutike të cilat i keni specifikuar dhe janë mungesë tani, në të kaluarën kanë qen çdo herë në tregun farmaceutik”, tha Specialist i Farmacisë Klinike.
Tutje, ai tha se ky problem i mungesave të shumta të barnave është duke u thelluar dita-ditës.
“Deri më tani nuk ka asnjë plan nga Ministri i Shëndetësisë për mungesë të këtyre barnave, përkundrazi është duke u thelluar ende me shume mungesa e tyre”, u shpreh Haxhijaha.
Po ashtu, ai tha se vazhdimisht jemi duke pasur ankesa nga barnatoret, pacientet, spitalet, si dhe nga profesionistet tjerë shëndetësorë.
“Vazhdimisht kemi shqetësime dhe ankesa nga barnatoret, pacientet, spitalet, si dhe nga profesionistet tjerë shëndetësore për mungesë te barnave duke menduar qe OFK-ja është rregullator i këtij procesi.”, tha Haxhijaha.
Por, se a pritet të rikthehen barnat e munguar në treg, sipas Haxhijahat kjo është në dorën e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Barnat që mungojnë mund të kthehen vetëm kur Ministri i Shëndetësisë koordinohet dhe bashkëpunon me OFK-ne sipas ligjit, po ashtu kjo i takon farmacisteve pasi ata janë zbatuesit e këtij vendimi të jashtëligjshëm, i cili nuk është në përputhje me ligjin për unifikimin e çmimeve të barnave, i miratuar ne korrik të vitit 2023 nga Kuvendi i Republikës se Kosovës”, pohoi Specialist i Farmacisë Klinike.
Në fund, ai rekomandon MSH-në që të veprojë në të mirë të përgjithshme.
“Rekomandojmë Ministrin e Shëndetësisë të distancohet nga ndikimet dhe interesat grupore dhe të veprojë në të mirë të përgjithshme dhe mbi gjitha në të mirë të shëndetit te pacienteve”, tha Haxhijaha.
Vitija: MSH-ja duhet ta zbatojë ligjin, por edhe të garantojë se qytetarët nuk do të mbesin pa barna
Gazetari i fushës së shëndetësisë, Bujar Vitija
“Arsyet kryesore që lidhen me mungesën e disa llojeve të barnave në tregun e Kosovës, lidhen kryesisht me Ligjin për çmimin e barnave, respektivisht vendimin e ministrit Arben Vitia për listën e çmimit të barnave. Disa distributorë dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës janë ndarë të pakënaqur me këtë vendim”, thotë ai.
“Madje, disa distributorë nuk kanë aplikuar fare për çmime të barnave gjë që ka shkaktuar mungesën e tyre në treg. Arsye për mos aplikim ka qenë sepse sipas tyre, me çmimet që i ka caktuar MSh është e pamundur të punohet për shkak të kostos. Fatkeqësisht nuk ka pasur mjaft transparencë dhe bashkëpunim nga Ministria e Shëndetësisë dhe grupet tjera të interesit në lidhje me këtë proces. Disa vërejtje dhe kërkesa, qoftë nga Oda e Farmacistëve apo edhe nga Shoqata e Distributorëve nuk janë marr parasysh. Konsideroj se MSh duhet të jetë më e hapur në këtë proces, meqë është hera e parë që po përcaktohen çmimet e barnave nga ministria. Rreziku më i madh në këtë situatë është mungesa e barnave dhe kontrabandimi i tyre”, thotë ai.
Sipas tij, zakonisht kur ka mungesë të barnave në treg, ndodh furnizimi i tyre përmes rrugëve ilegale.
Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë sigurisht se duhet ta zbatoj në tërësi Ligjin për çmimin e barnave, por gjithashtu duhet të garantojë se qytetarët nuk do të mbesin pa barna dhe nuk do të detyrohen të dalin në vendet e rajonit për t’i blerë ato./Arbresh.info/Qëndresa Luma/
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia