Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture në rrugën Suharekë-Shtime.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se dyshohet se automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobus.
“Si pasojë e aksidentit, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin”, tha Bytyqi/
Tutje, ai u shpreh se rruga Suharekë-Shtime është e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësite kompetente policore.
“Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim”, u shpreh Bytyqi.
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë