Tre policët e kidnapuar nga forcat serbe e që po mbahen në paraburgim në Serbi, mund të vizitohen këtë të premten nga familjarët e tyre.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në një konferencë për media.
Ajo tha se kjo do të mbetet të shihet nëse do të mund të realizohet, teksa shtoi se tre policët e kidnapuar janë takuar dje edhe me avokatin mbrojtës por edhe me atë të angazhuar nga institucionet e Kosovës.
Gërvalla foli edhe për vizitën e një përfaqësuesi të zyrës ndërlidhëse të Serbisë, ku u takua me gjashtë të arrestuarit serbë për sulmet në veri.
“Është e vërtetë që ka ardhur një përfaqësues i zyrës ndërlidhëse të Serbisë. Ai ka ardhur për t’i vizituar 6 të burgosurit nga Policia e Kosovës. Ata janë edhe nënshtetas të Serbisë, kështu që iu takon dhe ne iu përmbahemi konventave ndërkombëtare dhe në raste të tilla iu takon një vizitë”, tha Gërvalla.
Tutje, ajo tha se vizita e ambasadorit Jashari u realizua me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, pasi sipas saj, po të ishte në vullnetin e Beogradit, as kjo vizitë s’do të mund të realizohej./Arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim