Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci po merr pjesë në punimet e forumit ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë.
Ky forum në fokus të tij ka çështje të sigurisë me të cilat po përballet sot Aleanca e Atlantikut të Veriut dhe shtetet e tjera të cilat kanë përqafuar vlerat e përbashkëta të saj, përcjell Arbresh.info.
I shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, z. Adriatik Kryeziu, Atasheu i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Kanada, Kolonel Berat Shala, Ministri Maqedonci do të marrë pjesë në disa nga sesionet e kësaj konference, ndërsa në margjinat e këtij forumi planifikohet realizimi i takimeve bilaterale me homologë pjesëmarrës.
Forumi i Sigurisë Halifax këtë vit mbledh rreth 300 pjesëmarrës ndërkombëtarë nga fusha e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe politikës, përfshirë këtu ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra të mbrojtjes, shefa të mbrojtjes, senatorë dhe parlamentarë nga mbarë bota.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...