Lidhja e doktorëve me barnatoret, e vërtetë apo konspiracion?

15:21 | 4 Prill 2021

Të gjithë ankohen se mjekët bashkëpunojnë me barnatoret dhe i drejtojnë pacientët se ku të furnizohen me terapitë që i shkruajnë.

Por, të paktë janë ata që e kanë provuar një situatë të tillë gjatë mjekimit.

“Po qysh jo, mu personalisht jo. Por kam dëgjua prej shokëve, që zakonisht  e preferon filan barnatoren me shku me i ble barnat, bile-bile edhe e tregon çfarë kompanie me ble. Me siguri që po këtë e bëjnë për përfitime personale”,(emrin).

“Jo. Por kam dëgjua nga të tjerët që ju ka ndodhur kjo me dërgu mjekët në një barnatore. Kjo është një dukuri e përgjithshme që s’ka nevojë me argumentu”, thotë Zyhdi Azemi.

Ka prej atyre që besimin në sistemin e shëndetësisë e kanë humbur fare.

“Nuk kam dëgju, po është e mundur. Unë për vete nuk kam hasur pasi që gëzoj një shëndet të mirë personalisht. Por që janë të lidhura krejt janë, të gjithë sistemin e kem deformu edhe shëndetësinë edhe komplet”, deklaron Avdi Xhonbalaj.

Një qytetarë nga Dibra e Maqedonisë Veriore pohoi se marrëveshja mes barnatoreve dhe mjekëve atje është në mas të madhe pasi që sipas tij, ai e ka provuar vet.

“Me fakte mund tua tregoj se kam provu vetë atje. Më kanë thënë se i ke këto-këto sëmundje dhe duhet të marrësh hapa, por duhet të shkosh te filani. Unë nuk e  dëgjoj atë, po shkoj atu ku dua unë. Tashi jemi ba mjek edhe për veti, për vetveten, se sa tu besojmë më shumë mjekëve që janë mjek”, shprehet Ismet Duka nga Dibra.

E ndërkaq Pleurat Sejdiu nga Oda Ekonomike e Mjekëve i quan thashetheme lidhjet e mjekëve me barnatoret.

“Ekzistojnë disa thashetheme në këtë drejtim se mjekët kanë lidhje me barnatoret për përfitime. Mirëpo diçka e tillë mbetet vetëm thashetheme, nuk ka fakte apo në diçka të ngjashme se po ndodhë”, deklaron Sejdiu.

Inspektorati Shëndetësor për disa ditë radhazi nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me ankesat e qytetarëve për këtë çështje./S.Dedushi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara