Aktori i njohur shqiptar, Kushtrim Sheremeti është përzgjedhur në pozitën e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK).
Sheremeti ka nënshkruar marrëveshje për kontratë pune me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të qenë në krye të TKK-së për katër vitet e ardhshme.
Kujtojmë që në garë për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar ishin edhe Avni Dalipi, Blerim Krasniqi dhe Xhemail Agaj.
Vitin e kaluar drejtor i TKK-së u zgjodh dramaturgu dhe regjisori, Naser Shatrolli i cili dha dorëheqje në fillim të këtij viti.
Kushtrim Sheremeti ka lindur në Pejë ndërsa ka përfunduar Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ai njihet për role të shumta dhe shfaqje teatrale./arbresh.info/
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi