Kryetarja e partisë Alternativa dhe aleate e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur qeverinë e re hodhi poshtë pretendimet se kryeministri në detyrë Albin Kurti kishte fyer publikisht drejtuesit e partive të tjera në natën e zgjedhjeve.
Kusari ka sqaruar se deklarata e Kurtit ishte keqinterpretuar dhe se ai thjesht iu referua një statistike ekonomike të përmendur nga një përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Nuk ka qenë asnjëherë i vërtetë fakti që Albin Kurti në natën e zgjedhjeve i ka quajtur tre përfaqësuesit e partive politike “hajvana”. Ai i është referuar një statistike që është prezantuar nga një përfqësues i Lidhjes Demokratike, që nuk është Lumir Abdixhiku por njëri nga ata, i cili ka folur për rritjen ekonomike”, ka deklaruar Kusari në emisionin “Review”.
Kusari theksoi se kriza aktuale politike nuk vjen nga qeveria, por nga mospranimi i rezultatit zgjedhor nga opozita, dhe se kjo e fundit duhet të bashkëpunojë me qeverinë për një sërë çështjesh.
“Sa i përket fyerjeve dhe sharjeve reflekton kokfortësia e tyre për të mos pranuar rezultatin. Pra, problemi i opozitës aktuale në Kosovë ka qenë mospranimi i rezultatit, mosreflektimi dhe gjërat pozitive që ka humbur kredibilitetin e opozitarizmit të tyre. Sikur kjo opozitë të ishte në një vijë me qeverinë në raport me gjërat në Veri, me largimin e bandave kriminale, me mbajtjen e një qëndrimi parimor ndaj listës serbe, do kishim një situatë tjetër”, tha Kusari.
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme