Një shqiptar është dënuar nga gjykata zvicerane me 6 vite burg pasi akuzohet se përdhunoi të dashurën e mitur të djalit të tij.
52-vjeçari nga Kosova e ka përdhunuar vajzën që kur ajo ishte 16 vjeç e megjithatë dënimi dhe arrestimi i tij ka ardhur vetëm 8 vite më vonë,
Vajza zvicerane ishte lidhur me njërin nga djemtë e agresorit dhe kishte shkuar në shtëpinë e këtij të fundit kur ishte ende adoleshente.
Mirëpo babai i të dashurit i ka shkuar në dhomë dhe e ka përdhunuar në formë anale, shkruajnë mediat zvicerane. Ndonëse u përpoq të mbrohej nga kjo babëzi e shqiptarit, minorenia nuk ia doli dot. Por shqiptari nuk u mjaftua me kaq pasi disa javë më vonë i shkoi përsëri vajzës me dy burra të tjerë dhe e hodhën përsëri në shtrat.
Në këtë kohë dy shokët e babait e dhunojnë zviceranen, ndërsa ai vetë masturbon.
Zvicerania qëndroi edhe katër vite të tjera e lidhur me djalin e kosovarit, deri sa ajo vetë vendosi në fund të sqaronte gjithë historinë e dhimbshme te autoritetet e drejtësisë.
Ndërpreu kontaktet me ish-të dashurin dhe paditi shqiptarin dhunues. 52-vjeçariemri i të cilit nuk bëhet i ditur ka mohuar të jetë fajtor për përdhunimin e vajzës dhe e ka quajtur gjithçka të sajuar.
Mirëpo gjykatësi i cili e dënoi tha:
Në eksperiencën time si Gjykatës, vetëm rrallë herë kam parë krime të tilla brutale. Një intrigë e tillë, mes njerëzve që as nuk e njohin njëri-tjetrin, do të ishte absolutisht e pamundur.
Edhe gruaja e tij dhe djali kanë mbështetur vajzën ndonëse kanë ndërprerë kontaktet me të. As gjykata e Lartë e Zyrihut nuk i besoi deklaratës së të pandehurit dhe vërtetoi dënimin e Gjykatës Rajonale me gjashtë vjet burg dhe 20 mijë franga dëmshpërblim.
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër
Ngushtica e Hormuzit do të hapet 30 ditë pas arritjes së një...
“Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri i jep fund lidhjes me Va...
Suedia arrin objektivin për të pasur më pak se 5% të populls...