Kongresisti Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, ka kujtuar njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë.
Me anë të një postimi në Facebook, Torres ka kërkuar që autorët e sulmit të mbajnë përgjegjësi.
“Sot janë bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjska të Kosovës. E nderojmë sakrificën e policit Afrim Bunjaku në mbrojtjen e popullit gjatë këtij sulmi dhe kërkojmë që autorët të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre brenda Kosovës”, ka shkruar Torres.
Kujtojmë se të martën janë bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar dje familjen e heroit si dhe ka bërë përurimin një rrugë në Zveçan me emrin e Afrim Bunjakut.
Po ashtu, edhe ambasadori amerikan në Kosovës, Jeffry Hovenier ka bërë homazhe tek varri i Afrim Bunjakut teksa ka bërë thirrje që të përfshirët në këtë krim, të mbajnë përgjegjësi./Arbresh.info
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...