Policia e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media ku do të prezantojë detaje mbi operacionin policor të zhvilluar në një fshat të Leposaviqit.
Operacioni ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një arme, municioni, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, të cilat do të prezantohen gjatë konferencës.
“Në këtë konferencë do ta marrë pjesë: ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha dhe ZV drejtori i DRP Mitrovicë Veri Veton Elshani”, thuhet në njoftim.
Konferenca për media do të mbahet në ndërtesën e Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovica Veri./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...