Largimi i barrikadave në veri të vendit dhe qetësimi i situatës atje është mirëpritur nga Komisioni Evropian.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e këtij komisioni, Nabila Massrali përmes një konference për media.
Massrali tha se pret nga palët e involvuar që të ruajnë qetësinë dhe të mos bëjnë veprime që mund të sjellin eskalimin e situatës apo dhunën.
“E mirëpresim de-eskalimin e tensioneve dhe largimin e barrikadave në veriun e Kosovës. BE-ja ka luajtur një rol aktiv në arritjen e këtij rezultati në bashkëpunim me SHBA-në dhe misionin e KFOR-it në Kosovë”, tha Massrali.
“Situata në veri është shumë e brishtë. Presim nga të gjitha palët që të ruajnë qetësinë dhe të shmangen nga veprimet që mund të rikthejnë eskalimin e situatës ose dhunën. EULEX-i po vazhdon ta monitorojë situatën. Zhvillimet e javëve të fundit treguan se sa është e rëndësishme të bëhet progres të pakthyeshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, theksoi ajo, përcjell arbresh.info.
Ajo shtoi duhet të nisin bisedimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Kjo gjithashtu nënkupton zbatim të plotë të marrëveshjeve ekzistuese pa vonesë, duke filluar me kthimin e serbëve në institucione dhe fillimin e diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, shtoi zëdhënsja e Komisionit Evropian.
Zëdhënësja e KE-së tha se do të punojnë për takime e ardhshme Kosovë-Serbi.
“BE-ja do të vazhdojë të punojë me palët në këtë drejtim dhe se për takimet e ardhshme Kosovë-Serbi sigurisht do t’i njoftojmë kur duhet”, tha ajo.
Durmishi: Gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar
Sekretari Rubio: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO s...
Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen ...
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...