Këshilltar i Kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas postimit të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitakut, duke thënë se ajo “u paska hyp mbrapsht skijave dhe paska rrëshqitur keq në pozicionin e dëshiruar politikisht nga Serbia”.
Feraj ka shpërndarë një shkrim të një gazete, derisa ka shkruar se Çitaku “i ka dhënë zë pothuajse gjithë shtypit të Vuçiqit” kundër tij.
“Vlora Çitaku u paska hyp mbrapsht skijave dhe paska rrëshqitur keq në pozicionin e dëshiruar politikisht nga Serbia: Sot i paska dhënë zë pothuajse gjithë shtypit të Vuçiqit kundër meje. Me sa duket e paskan pranuar për zëdhënëse”, ka shkruar Feraj.
Ndryshe, Çitaku ka shpërndarë deklaratën e Ferajt për flamurin e NATO-s, ku ka thënë se injoranca e njeriut është definitivisht e pafund.
“Ka pasë thanë një i ditur para shumë kohe, gjithësia edhe ndoshta ka fund, po injoranca e njeriut është definitivisht e pafund”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social Facebook./arbresh.info/
LEXO EDHE
Çitaku i reagon këshilltarit të Kurtit: Injoranca e njeriut është definitivisht e pafund
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali