Ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith, i cili tash e tutje do t’i mbikëqyrë hetimet ndaj ish-presidentit Donald Trump në SHBA.
Delawie përmes një postimi në Twitter e ka quajtur “interesante” emërimin e Smith për t’u marrë me rastin e Trump.
“Interesante që Garland mendon që avokati i cili ka hetuar krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, është njeriu i duhur për ta përndjekur Trumpin”, ka shkruar Delawie.
Kujtojmë se sot është bërë e ditur se Jack Smith ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeprokurorit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ai është emëruar në pozitë të re, atë të Këshilltarit Special nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm, Merrick B. Garland.
Smith do të merret me hetimin e ish-presidentit amerikan, Donalt Trump, nëse ka ndërhyrë ose jo në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020./arbresh.info/
Interesting that Garland thinks the lawyer who has been prosecuting crimes against humanity and war crimes in #Kosovo is the right person to prosecute Trump. @steadystatevets
— Ambassor Greg Delawie (@GregDelawie) November 18, 2022
Lexo edhe:
Jack Smith jep dorëheqje nga pozita e kryeprokurorit në Speciale
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...