Pas 21 vitesh që humbi bashkëshortin dhe anëtarë të tjerë të familjes, Serebeze Shehu thotë se sot po përballet me një dhimbje tjetër.
E ai është vendimi i Gjykatës Themelore në Prizren, që dënoi kriminelin serb Darko Tasiq me 22 vite burg, për krimet që kishte bërë në Krushë të Vogël, e ky vendim për Shehun është i padrejtë dhe i papranusheme, shkruan arbresh.info
“Është turp për këtë Kosovë, kështu, me na hup gjithë ata njerëz, sot që është dënu krimineli, nuk është dënu sa duhet. E na sot në vend se me pa ata sa po dënohet, sot me ardhë pas fëmijëve tanë, menzi që i kemi rrit që 21 vjet”, ka thënë Shehu.
Ajo tregon se gjatë luftës në atë masakër ka humbur vjehrrin me katër djemtë e tij dhe katër nipa.
“Kam humb familjar, vjehrrin me katër djem dhe katër nipa duke përfshirë edhe burrin tim. Këta fëmijë i kam rritur si zogj që 21 vjet e policia me hedh gaz lotsjellës, policia ka zgjidhje tjera me të mira. Ne kemi qenë me atë mllef ai është dashur të dënohet për jetë se çfarë ka bërë në Krushë të Vogël”, ka thënë Shehu për arbresh.info.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...