Florim Shehu nga Ferizaj, i cili ka tre vjet që jeton në Francë, ka marrë leje qëndrimin në shtetin francez ,pasi në muajin qershor kishte arritur të shpëtojë gjashtë persona, të cilët kishin mbetur të ngujuar nga përmbytjet si pasojë e një stuhie shiu që kishte kapluar qytetin Change.
33-vjeçari mori leje qëndrimi në një ceremoni solemne të organizuar nga komuna e Change, përcjell albinfo.ch.
Ai ndihet i lumtur që në historinë e Francës ka vend për të dhe shqiptarët. Mediat franceze e kishin krahasuar kosovarin me azilkërkuesin afrikan nga Mali, i cili pasi arriti ta shpëtonte një djalë të vogël që ishte varur në ballkonin e katit të katërt të një ndërtese, iu dha edhe shtetësia franceze.

Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...