Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar Projekt Udhëzimin për Linjën telefonike emergjente për viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se ky projekt mundëson krijimin e një linje telefonike emergjente të specializuar, që ka si qëllim ofrimin e mbështetjes së menjëhershme dhe ndihmës për viktimat e dhunës, përcjell Arbresh.info.
“Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, kam nënshkruar Projekt Udhëzimin për Linjën telefonike emergjente për viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, për miratim në mbledhje të Qeverisë, i cili mundëson krijimin e një linje telefonike emergjente të specializuar, që ka si qëllim ofrimin e mbështetjes së menjëhershme dhe ndihmës për viktimat e dhunës”, ka shkruar Haxhiu.
“Linja telefonike do të jetë një mjet i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për ndihmë ndaj viktimave të dhunës, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, duke siguruar mbështetje të shpejtë, konfidenciale dhe të sigurt. Nëpërmjet kësaj linje telefonike, angazhohemi për të krijuar një shoqëri më të sigurt dhe për të ofruar një mundësi konkrete për ndihmën e viktimave të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore”, tha Haxhiu./Arbresh.info
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku