Në shënim të hapjes së fushatës “16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrë të portokalltë.
Me sloganin “Sot dhe çdo ditë tjetër!”, kjo fushatë e filluar sot, në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave do të vazhdojë deri më 10 dhjetor, në Ditën e të drejtave të njeriut.
“Përkushtimi institucional e shoqëror për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, vazhdon çdo ditë”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit./Arbresh.info

Gazetari turk zbulon skandalin: Galatasaray nuk i ka paguar ...
Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familj...
Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Gren...
Protestojnë banorët e Zajmit të Klinës në shenjë pakënaqësie...
Shpëtohet 22-vjeçari në Kanionet e Osumit, po ndihmonte RENE...
42 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba trafiku ...