Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Spanjë ku ka marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste.
Ministri i Kulturës Rinis dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka publikuar pamje nga ky Kongres ku edhe njoftoi se Kurti në fjalimin e tij është duartrokitur ngrohtësisht nga krye diplomati evropian, Josep Borrell.
Tutje, Çeku bëri të ditur se kryeministri ka zhvilluar takime me lider shtetëror nga Evropa dhe bota duke përfshirë edhe shtete që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Vizitë e shkëlqyeshme e Kryeministrit Albin Kurti në Spanjë. Përveç pjesëmarrjes në Kongresin e Internacionales Socialiste dhe fjalimit të tij që u duartrokit ngrohtësisht edhe nga Josep Borrell, Kryeministri Kurti zhvilloi takime me liderë shtetëror e partiak nga Europa dhe bota, përfshirë shtetet që nuk e njohin Kosovën”, ka shkruar ministri Çeku në Facebook.
“Ndër shumë, Kryeministri Kurti u takua me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, ish Kryeministrin e Greqisë dhe deputetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, George Papandreou, ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana dhe Kryetarin e Malit të Zi, Milo Djukanovic”, shtoi në fund Çeku./arbresh.info/
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Kushtetuesja: Sot afati...
Ambasadori i Francës nuk komenton deklaratat e deputetit të ...
Rama: Pas vendosjes së kamerave bie numri i veprave kriminal...
Zbulohet lista e 10 klubeve që shitën më shumë fanella më 20...
Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...