Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze.
“Forcimi dhe intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona është përkushtim dhe qëllim i përbashkët. Kosova dhe Hungaria punojnë dhe bashkëpunojmë në shumë nisma dhe projekte të ndryshme me interes të përbashkët”, tha Bislimi.
Ambasadori Bencze theksoi se Hungaria është e interesuar që të rrisë bashkëpunimin me Kosovën, ndërsa Bislimi afirmoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të gjetur mënyra drejt avancimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se gjatë takimit dhe bashkëbisedimit miqësor, palët ndanë dhe eksperiencat e shteteve të tyre në fusha të ndryshme si arti, kultura dhe arsimi. /Arbresh.info/
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim
Presidenti i Federatës së futbollit turk u premton lojtarëve...
Arrestohen dy persona në Mitrovicë për posedim dhe shitje të...
Shembja e rrugës në Prishtinë, Pacolli: Pasojë e neglizhimit...