Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, thotë se pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, është e rëndësishme zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re.
Njëkohësisht, ai pranon rezultatin e zgjedhjeve dhe e përgëzon Albin Kurtin.
“Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, ne mund të konstatojmë se fituesi i zgjedhjeve është LVV. Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin. Unë do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët e vendit që vendosën edhe një herë një standard të lartë në këtë proces zgjedhor, pa ndonjë incident dhe me dalje të lartë. Pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re”, është shprehur Pacolli.
Aleanca Kosova e Re ka garuar në një listë me Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e së dielës. LDK-ja, sipas rezultateve të deritanishme, renditet si partia e tretë më e votuar./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin