Banorët e fshatit Hade do të shprehin sot pakënaqësi para ndërtesës të Qeverisë së Kosovës ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes dhe anashkalimin e fshatit Hade, po ashtu edhe drejtimin e minierës.
“Ftojmë të gjithë ata të cilët janë në dijeni për parregullsitë dhe brengat e banorëve të fshatit Hade t’i bashkëngjiten protestës; përfaqësues të shoqërisë civile, banorë të Obiliqit dhe qytetarë të tjerë”, thuhet në ftesën e banorëve të këtij fshati.
Ngjarjes i bashkohet dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), që si organizatë ka mbështetur fuqishëm të drejtat e këtyre banorëve që u janë cenuar tash e sa vjet.
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës