Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) nën dyshimin se i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Sipas Policisë, i dyshuari kishte lëshuar document të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’I lirohen paratë e bllokuara, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike (SHKE) ka pranuar informata nen dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Gjatë veprimeve hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë siguruar dëshmi se personi i dyshuar me dashje dhe dijeninë e tij, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke e keqpërdorur detyrën zyrtare.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“I dyshuari M. K., viti i lindjes 1969, mashkull/kosovar, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara.”, thuhet tutje.
I dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info
Presidenti i Meksikës kritikon ShBA: Shpenzime ‘joracionale’...
Kurti pret në takim ambasadorin japonez, diskutojnë për zhvi...
Formacionet zyrtare: Fulham – Chelsea, Broja startues ...
Vuçiq për Radoiçiqin: Gjendet në Serbi, Prokuroria do bëjë p...
Vuçiq: Do t’i mbajmë përgjegjës të gjithë ata që kryen krime...
Balla: Hyjnë në fuqi tarifat e reduktuara ‘roamingR...