Zëvëndësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka reaguar pas arrestimit të një 16-vjeçari në Pejë, pais po dyshohet se po planifikonte vrasjen e nxënësve në një shkollë të këtij qyteti.
Me anë të një postimi në Facebook, Kelmendi është shprehur i indinjuar lidhur me situatën, shkruan Arbresh.info.
“Është e rëndësishme që autoritetet kanë reaguar në kohë për të parandaluar një tragjedi të madhe”, shkroi Kelmendi.
Tutje ai tha se për sigurinë në shkolla duhet të angazhohen të gjitha institucionet, familjet dhe shoqëria.
“Siguria në shkolla është thelbësore për të krijuar një mjedis të sigurtë shoqëror, për çka duhet të angazhohen të gjitha institucionet, familjet dhe shoqëria.”, ka shkruar ai.
Ndryshe, dje në Pejë është arrestuar një i mitur nën dyshimin se po përgatiste vepra terroriste.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale i dyshuari brenda një periudhe kohore disamujore ka bërë plane dhe është përgatitur për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë.
Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji./Arbresh.info/
Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për përgaditjen e veprave terroriste
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...