Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka bërë të ditur se sot ka vizituar familjen e Liridona Ademaj në fshatin Rracaj të Gjakovës.
Me anë të një postimi në “X”, ai tha se i ka shprehur ngushëllime familjes për vrasjen e Liridonës, shkruan Arbresh.info.
“Sot në mëngjes vizitova familjen Ademaj në Rracaj për të përcjellë ngushëllimet e mia të përzemërta për vrasjen e tmerrshme të anëtarit të familjes së tyre Liridona, bashkëqytetare suedeze.”, shkroi ai.
Ndër të tjera, ambasadori suedez ka përshëndetur reagimin e shprejtë të policisë dhe prokurorisë për sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë.
“Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës për sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë.”, shkruan Westerlund./Arbresh.info/
This morning, I visited the Ademaj family in Rracaj to convey my heartfelt condolences for the horrific murder of their family member Liridona, a fellow Swedish citizen. I salute the prompt response from the Kosovo Police & Prosecutors in bringing the suspects to justice.
— Ambassador of Sweden to Kosovo (@AmbSwedenKosovo) December 3, 2023
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...