Ambasadorët Sunjog dhe Barishiq do të vizitojnë Janjevën të hënën

15:24 | 11 Qershor 2021

Zyra e BE-së në Kosovë njofton me anë të një komunikate se të hënën më 14 qershor ambasadorët Sunjog dhe Barishiq do t’a vizitojnë Janjeven.

Më poshtë gjeni njoftimin:

“Ambasadori Tomash Sunjog (Tomáš Szunyog), Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë /Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, do të vizitojë Janjevën të hënën më 14 qershor, së bashku me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danjella Barishiq (Danijela Barišić). Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, një përfaqësues i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, dhe Përfaqësuesja Rezidente e UNDP-së në Kosovë do t’i bashkëngjiten kësaj vizite.

Zyrtarët do të takohen me përfaqësuesit e komuniteteve lokale. Ambasadorët do të shënojnë projekte të financuara nga BE-ja për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe fetare dhe për të promovuar turizmin, duke përfshirë një projekt 2 milion euro për ruajtjen dhe rigjenerimin e qendrës historike të Janjevës, si shtesë e fondit 1.4 milion euro të ndarë nga Qeveria, me Zyren e UNDP-së në Kosovë si partnere në implementim. Një vizitë e kësaj trashëgimie kulturore do të organizohet me udhërrëfyes përmes një aplikacioni të financuar nga BE-ja Janjevo Walks smartphone App ku do të vizitohen 21 monumente.

 

Kur/ku:                      E hënë, 14 qershor 2021, Janjevë

 

10:45                           Takim me përfaqësues të komuniteteve lokale, Café Bar Bash Qarshi

11:45                           Vizita e Trashëgimisë Kulturore, fillon nga Xhamia e Sulltan Murat Beut

12:45                           Prononcimi për media, Shkolla fillore Shtjefën Gjeçovi

 

Kush:                          Ambasadori Tomash Sunjog, Shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë

Ambasadorja Danjella Barishiq, Ambasadore e Kroacisë në Kosovë

Liburn Aliu, Ministri i Kosovës  për Infrastrukturë dhe Mjedis

Ulrika Riqardson (Ulrika Richardson), Koordinatore e OKB-së për Zhvillim në Kosovë

Maria Suokko, Përfaqësuese Rezidente e UNDP-së në Kosovë

Nora Arapi Krasniqi, Këshilltare e Lartë e Ministrit për Kulturë, Rini e Sport

Përfaqësuesit e komuniteteve lokale “/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara