Kryetari i Lidhjes Deokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka publikuar pjesën e dytë të 100 projekteve të programit “Rruga e Re”.
Në kuadër të këtij programi përfshihet edhe koeficioneti i pagës minimale në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
LDK-ja ka premtuar vlerë të koeficientit 125 euro në vitin e parë dhe 135 euro në vitin e katërt, si dhe rritje ekonomike 4-5 përqind në vit.
Pjesë e këtij programi janë edhe ndërtimi i pesë stadiumeve rajonale, në vlerë 60 milionë euro. Ai ka premtuar edhe digjitalizimin e administratës publike me mbi 100 e-shërbime.
Një nga zotimet është edhe heqja e TVSH-së për të gjitha produktet bazike.
Në kuadër të këtij programi të LDK-së, parashihet që kodimi të futet si lëndë obligative.
Po ashtu parashihet edhe angazhimi i 200 inspektorëve të punës, si dhe privatizimi i Telekomit dhe liberalizimi i tregut.
Ndër të tjera, Abdixhiku premton edhe themelimi i Ministrisë së Teknologjisë, si dhe rithemelimi i Ministrisë së Administratës Publike.
Këto dhe premtime të tjera, Abdixhiku ka thënë se do të shpalosen në Konventën e ardhshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Këto, vlerat e orientimet themelore, do t’i shpalosim në Konventën e ardhshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe nga aty në çdo komunikim pas. Kemi një program të detajuar, të bëshëm e zhvillimor. Një që i përgjigjet sfidave dhe krizave të kohës. Një që na nxjerrë nga ngufatja e tanishme e zymtësia mbytëse”, ka shkruar Abdixhiku.
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen s...
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...