Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka premtuar 5 miliardë euro investime për 4 vjet.
Në prezantimin e konventës programore, Abdixhiku ka thënë se këto 5 miliardë e përcaktojnë Kosovën si një vend shprese e me hov ekonomik, shkruan Arbresh.info.
“Kosova është e pasur, ka qenë gjithherë, të varfëra mbeten ambiciet të cilat nga sot duhet t’i vendosim në harresë dhe kjo përpjekje e jona. Kjo ambicie e madhe e jona nis me 5 miliardë euro investime për 4 vjet. Për shëndet, për arsim e për mbrojtje, pra për rrugë, centrale e për shkolla. 5 miliardë euro projhekte që përcaktojnë Kosovën jo si një vend të zymtë por si një vend shprese e me hov ekonomik.”
Ky hov ekonomik, sipas tij, mban emrin e rritjes ekonomike 4-5% për çdo vit.
“Mban emrin e një buxheti prej 4.5 miliardë euro si përfundim, mabn emrin e një qeverie që investon e nuk kursen”, u shpreh kreu i LDK-së.
Ndër të tjera, ai premtoi koeficient të pagave 125 në vitin e parë dhe 135 në vitin e katërt/Arbresh.info/
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...