Gjatë muajit qershor 2025, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë raportuar gjithsej 196 aksidente në komunikacionin rrugor
Prej tyre:
3 aksidente fatale, me 3 persona të vdekur,
88 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 126 persona,
105 aksidente me dëme materiale.
Për krahasim, gjatë muajit qershor të vitit 2024 janë raportuar gjithsej 150 aksidente, prej tyre:
1 aksident fatal, me 1 person të vdekur,
67 aksidente me lëndime, me 96 persona të lënduar,
82 aksidente me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt njofton se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar një rritje prej rreth 30%.
“Po ashtu, gjatë muajit qershor -2025, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 5.847 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion dhe ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 98 drejtues automjetesh, të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut. Në muajin qershor të vitit 2024 ishin shqiptuar gjithsej 5.313 gjoba, që paraqet një rritje prej mbi 10% këtë vit”, thuhet në njoftim.
Policia ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion, të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe sigurisë së të gjithëve./Arbresh.info
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...