Policia Rajonale e Ferizajt njofton se gjatë javës që shkoi nga data 9 deri më 15 dhjetor 2024 janë raportuar 19 raste të vjedhjeve, të cilat 17 kanë ndodhur në Ferizaj, një në Kaçanik dhe një në Shtime.
Tutje në njoftim thuhet se në rajonin e Ferizajt janë raportuar dy raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Ferizaj.
“Personat e dyshuar për dhunë në familje pasi janë intervistuar nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, brenda një jave në rajonin e Ferizajt janë arrestuar 43 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...