Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani nesër do të bëjë homazhe tek varri i tij.
Sipas njoftimit nga zyra e presidentes, me fillim nga ora 11:00 Osmani do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore, përcjell Arbresh.info.
“Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bën homazhe te varri i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes. Në orën 11:00, Presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Akademinë Përkujtimore në 18 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes. /Arbresh.info/
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C