Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar mesazhe urimi nga Lartmadhëria e Tij, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, nga Zëvendëspresidenti dhe Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh Sundimtari i Dubait, Mohammed bin Rashid Al Maktoum, si dhe nga Zëvendëspresidenti, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Oborrit Mbretëror të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mansour bin Zayed Al Nahyan, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në mesazhet e tyre, udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm për shtetin tonë./Arbresh.info
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026