Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
Në një deklaratë të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Rubio theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik mes dy vendeve dhe përmendi pjesëmarrjen e Kosovës si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia popullit të Republikës së Kosovës ndërsa shënoni Ditën e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike që do të rrisin prosperitetin e të dy kombeve tona. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së për t’u përballur me sfidat globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes. Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, mezi presim një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vijim. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën ndërsa ajo vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, thuhet në urim./Arbresh.info
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...
SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend ...