Sot shënohen 18 vjet nga vdekja e Faruk Begollit, njërit nga figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare.
Njëri prej aktorëve më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966. Ai ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e ‘90-ta, i ndjeri kishte bashkëthemeluar edhe Teatrin “Dodona” në Prishtinë.
Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me “Pogled u Zenicu Sunca”, “Bitka na Neretvi”, “Cuvar plaze u zimskom periodu” e “Dervis i Smrt”, si dhe në filmat e njohur shqip “Kur pranvera vonohet”, “Era dhe Lisi”, “Të Ngujuarit”, “Si të vdiset” dhe “Proka”.
“Është fëmijërore, joserioze, kushdo që e ka parë si garë”, ...
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...
Papa Leo i quan kërcënimet kundër civilëve iranianë ‘të papr...
Luis Diaz shënon në ‘Bernabeu’, Bayern Munich në avantazh
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...